image Njëri nga të infektuarit në veri është mjek nga Mitrovica (DOKUMENT)

Kosovë

Shëndetësi/ Njëri nga të infektuarit në veri është mjek nga Mitrovica (DOKUMENT)

news image

Njëri nga dy personat e infektuar me koronavirus nga veriu i Kosovës është mjek në Mitrovicën Veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se ai është i moshës 42 vjeçare dhe se testimi i tij dhe katër personave tjerë u bë në Beograd në Institutin e Virologjisë, vaksinave dhe serumit “Torlak”, departamenti për serodiagnostikë dhe diagnostikim molekular.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin ku shihen rezultatet e testeve të pranuara më 27 mars nga pesë personat në Mitrovicën e Veriut, dy prej të cilëve rezultuan pozitivë.

Se janë dy raste të konfirmuar me COVID-19 në veri të Kosovës e ka konfirmuar sot edhe udhëheqësi i Institut Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), Naser Ramadani i cili tha se personat në fjalë janë raste kontakti.

“Ne kemi kontaktuar dhe janë dy raste të kontaktit, të cilët faktikisht kanë pasur kontakt me një person pozitiv në Serbi. Këto dy raste janë kontaktuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike dhe po mbahen nën kontroll pa asnjë problem tjetër”, ka thënë Ramadani në një konferencë për media sot./Gazeta Sinjali/