image Njëra prej Kombëtarëve më të forta të botës vjen sot në Kosovë – këtu i gjeni detajet

Futboll

Sport/ Njëra prej Kombëtarëve më të forta të botës vjen sot në Kosovë – këtu i gjeni detajet

news image

Kombëtarja më e famshme që ka ardhur ndonjëherë në Kosovë, Anglia mbërrin sot në Aeroportin “Adem Jashari” në ora 18:30.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mban konferencë në njërin nga hotelet në Prishtinë në ora 19:30.

Të dielën nga ora 18:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zhvillohet ndeshja Kosova-Angli, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020.

Kujtojmë se për këtë ndeshje shumë tifozë kosovarë kanë mbetur pa bileta për shkak të numrit të vogël të ulëseve në “Fadil Vokrri”. Në ndërkohë të mllefosur janë parë edhe tifozët anglezë për numrin e vogël të biletave si dhe për mënyrën e shtijës nga kompania e kontraktuar nga FFK./Gazeta Sinjali/