Trupat e të paktën 20 burrave me rroba civile janë gjetur të shtrirë në një rrugë të shtunën pasi forcat ukrainase rimorën në kontroll qytetin Bucha afër Kievit.
Thuhet se duart e njërit prej trupave ishin të lidhura dhe se kufomat ishin shpërndarë në disa qindra metra të rrugës së banimit në qytetin periferik në veri-perëndim të kryeqytetit, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.
Shkaqet e vdekjes nuk janë të qarta ende, megjithëse raportohet se të paktën një person kishte një plagë të madhe në kokë.