image Një vajzë në Obiliq kërcënohet përmes Facebook-ut nga një mërgimtare

Siguri

Një vajzë në Obiliq kërcënohet përmes Facebook-ut nga një mërgimtare

news image

Një vajzë ka raportuar në stacionin policor në Obiliq se ka qenë viktimë e kanosjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda këtij stacioni kanë bërë të ditur se ajo ka deklaruar se është kërcënuar verbalisht nga një vajzë tjetër.

Sipas saj, vajza që e ka kanosur jeton jashtë vendit dhe kërcënimin ndaj saj e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

Sinjali mëson se kanë nisur hetimet për këtë rast të cilësuar si “kanosje”./Gazeta Sinjali/