image Një turist i dehur e vjedh autobusin, shkatërron çdo gjë që i del përpara

Botë

Botë/ Një turist i dehur e vjedh autobusin, shkatërron çdo gjë që i del përpara

news image

Mediat angleze raportojnë se një turist anglez e ka vjedhur një autobus në Benidrom. Sipas raportimeve turisti e voziti mjetin me shpejtësi në më shumë se 3km në orë, duke shkatërruar çdo gjë që i doli përpara.

Autobusi raportohet se u vodh në periferi të qytezës spanjolle, aty ku parkohen edhe autobusat e linjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të ditës së dielë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e turistit ose për arsyen pse ai e ka kryer këtë veprim.

Sipas mediave angleze, turisti me shumë mundësi ka qenë i dehur./Gazeta Sinjali/