image Një 'tregolësh' dhe 100+ gola me Argjentinën, Messi i 'vihet pas' Ronaldos edhe për një rekord tjetër

Futboll

Një ‘tregolësh’ dhe 100+ gola me Argjentinën, Messi i ‘vihet pas’ Ronaldos edhe për një rekord tjetër

news image

Lionel Messi po vazhdon me formën e lartë me kombëtaren e Argjentinës, i cili duke u bërë më i vjetër vetëm sa ka rritur performancat në nivel ndërkombëtar, raporton Sinjali Sport.

35-vjeçari mbrëmë ka shënuar një ‘tregolësh’ në vetëm 37 minuta të luajtura, në fitoren 7-0 të Argjentinës ndaj Curacaos në një miqësore.

‘Tregolëshi’ i tij bëri që ai të shënonte golat e 100-të, 101-të dhe 102-të me fanellën e Argjentinës.

Ai është bërë vetëm lojtari i tretë në histori që realizon 100+ gola në turnetë ndërkombëtar, vetëm pas Ali Daei me 109 gola, dhe Cristiano Ronaldos i cili prin me 122 gola.

Për dallim nga dy të parët, Lionel Messi është bërë i pari ndonjëherë si një fitues i Kupës së Botës që prek numrin jubilar të 100 golave ndërkombëtarë.

Njëherit, ky ishte ‘tregolëshi’ i 57-të në karrierën e argjentinasit.

/GazetaSinjaliSport/