image Një tjetër sukses për Mozzikun dhe Kidën

Bota e Yjeve

Një tjetër sukses për Mozzikun dhe Kidën

news image

Kida dhe Mozzik kanë lansuar bashkëpunimin e tyre muzikor në korrik të vitit 2020, rreth 10 muaj më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dyshja kishin bashkuar dy këngë në një, “Paranoia” dhe “Pishmon” ku të dyja këngëve i kanë krijuar edhe videoklipe të ndryshme.

Kënga ishte mjaft e suksesshme prej momentit kur ajo u lansua.

Kjo këngë sot  arriti të kap 70 milionë klikime, dhe ky është një sukses shumë i madh për Kidën dhe Mozzikun.

Kida pak orë më parë dha lajmin se kënga tashmë ka kaluar shifrën prej 70 milion klikime që nga korriku i vitit të kaluar.

“Paranoia x Pishmon”, gjithashtu ishte kënga më e dëgjuar shqiptare e vitit 2020 me 52 milionë klikime vetëm gjashtë muaj pas publikimit. /GazetaSinjali/