image Një tjetër shqiptar bëhet hero duke shpëtuar një të moshuar në Itali

Evropë

Një tjetër shqiptar bëhet hero duke shpëtuar një të moshuar në Itali

news image

Moti i keq ka përfshirë gjithë Evropën. Një nga vendet që është prekur nga këto përmbytje është edhe Italia, që është përfshirë nga vërshimet në disa zona të banueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi mediat italiane kanë publikuar pamjet ku një shqiptar kthehet në heroin e ditës, pasi shpëton nga mbytja një italian.

Makina e italianit ishte fundosur mes llumit dhe ujit të rrëmbyeshëm, ndërsa italiani kishte mundur të dalë nga makina por kishte ngecur i kapur pas një gardhi.

Shqiptari i quajtur Agim, sapo e ka parë italianin, nuk është menduar dy herë por është futur në ujë dhe i ka shkuar në ndihmë.

Me anë të një litari ai ka arritur deri te italiani i moshuar dhe më pas e ka nxjerrë atë të sigurt në një zonë të thatë, raporton ABC News, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndryshe, pak ditë më parë u raportua për një tjetër shqiptar hero në Gjermani.

/GazetaSinjali/