Miralem Pjanic, që erdhi te Barcelona verën e kaluar ka dështuar të tregojë veten dhe katalonasit janë të interesuar ta largojnë këtë afat kalimtar.
Boshnjaku merr një pagë të lartë dhe Barcelona ka nevojë të krijojë financa.
Nga Italia raportojnë se Juventusi ka bërë një ofertë për shkëmbim lojtarësh mes Pjanicit dhe Ramseyt.
Uellsiani erdhi në Torino para dy sezoneve, por nuk ka treguar performancën që kishte me Arsenalin. Pengesë tjetër është edhe paga e lartë, që mund të ndikojë në dështimin e këtij shkëmbimi.
Juventusi e di se ky operacion është shumë i komplikuar, por lëndimi i Arthurit i detyron ata të riaktivizojnë opsionin e kthimit të Pjanicit në Allianz Stadium. /Gazeta Sinjali Sporti/