image 'Një superhero', Rita Ora ngushëllon familjen e Boseman për vdekjen e tij

Bota e Yjeve

‘Një superhero’, Rita Ora ngushëllon familjen e Boseman për vdekjen e tij

news image

Ka ndërruar jetë aktori i filmit të njohur ‘Black Panther’, Chadwick Boseman, në moshën 43-vjeçare.

Vdekja e tij ka tronditur shumë nga artistët, duke reaguar kështu edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja kosovare ndau një fotografi me Boseman në profilin e saj në Instagram, e cila thotë se ishte një person për tu admiruar për punën e tij në skenë dhe jashtë saj. 

Tutje, artistja i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e Boseman. /Gazeta Sinjali/