Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, dje rreth orës 11:20, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është shtetas i Amerikës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori, policia dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i pajetë i shtetasit amerikan është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/