Një shqiptar me probleme psikike e ka therur me një mjet të mprehtë një serb pasditën e djeshme në fshatin Cerrnicë të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:20, ndërkaq viktima menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim. Sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Polciia, i dyshuari fillimisht është arratisur, por pas përpjekjeve policore, ai është arrestuar më vonë.
Në konsultim me prokuororin, shqiptari është ndaluar për procedura të mëtejme. /Gazeta Sinjali/