image Një shqiptar dhe një serb arrestohen në Austri, po zhvillonin një turne ilegal të pokerit - Sinjali

Një shqiptar dhe një serb arrestohen në Austri, po zhvillonin një turne ilegal të pokerit

news image

Zyrtarët e Policisë financiare në Austri kanë arritur ta realizojnë një goditje të suksesshme kundër mafias së lojërave të fatit në Linz dhe Wels.

Rreth 30 lojtarë të pokerit shin mbledhur fshehurazi në një pijetore në Wels, ku po zhvillohej një turne i paligjshëm i lojës së njohur me letra, poker. Të pranishmit janë kapur të befasuar kur Policia papritmas është paraqitur te dera e lokalit.

Gjatë këtij operacioni, Policia e ka arrestuar një shqiptar 37-vjeçar dhe një serb 44 vjeç, shkruan Kronen Zeitung.

Më tutje, zyrtarët kanë ndërprerë lojën dhe pastaj ka konfiskuar të gjitha pajisjet dhe tabelat. Fushata është zhvilluar si pjesë e një operacioni të përgatitur mirë në shkallë të gjerë kundër mafies së lojërave të fatit.

21 oficerë të Policisë financiare ishin përfshirë në aksionet e realizuara në gjashtë vende të ndryshme në qytetet Linz dhe Wels.

Me këtë rast janë konfiskuar gjithsej 38 makina lojërash dhe dy tavolina për poker.

Hetimet kundër operatorëve lokalë përkatës janë në zhvillim e sipër. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin