image Një serb sulmohet në Kllokot, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Siguri

Një serb sulmohet në Kllokot, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

news image

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka informuar se një serb është rrahur, sipas tyre sulmi është bërë nga shqiptarët në Kllokot rreth orës 02:30, derisa ai po kthehej nga liturgjia e Kritshtlindjeve në Kishën Shën Pali.

Derisa nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se kanë nisur hetimet lidhur me këto pretendime dhe ende nuk ka ndonjë raport zyrtarë.

Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar për ngjarjen.

Ky është reagimi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

Stefan Tomic nga Klokot rrihet për Krishtlindje nga shqiptarët

Një tjetër i ri serb është sulmuar sonte në Krishtlindje në Kosovë. Një grup shqiptarësh rrahën Stefan Tomić (18) nga Klokoti sonte rreth orës 2.30 minuta derisa ai po kthehej me vëllain e tij nga liturgjia e Krishtlindjeve në Kishën Shën Pjetri dhe Pali në Klokot.

Pas një shërbese në kishë, i riu ishte nisur për tek tezja e tij, kur u sulmua rrugës nga një grup shqiptarësh, disa prej të cilëve i njohu si sigurim në një restorant lokal.

Stefani ka pësuar lëndime në sy, krah, bark dhe këmbë, dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në një objekt shëndetësor në Vitinë.

Me familjen e Tomiçit është biseduar edhe me Petar Petkoviqin, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë , i cili u ka thënë mbështetjen e shtetit të Serbisë, i cili do të jetë aty për t’i ndihmuar.

I gjithë rasti është raportuar nga familjarët në polici të cilët kanë marrë në pyetje Stefanin për sulmin deri në orët e para të mëngjesit.

Dhe ky sulm i dhimbshëm ndaj një fëmije serb në Kosovë, tregon histerinë antiserbe që mbretëron në Kosovë dhe Metoki dhe se sa rrezikohen serbët, sidomos në jug të Ibrit.

Prandaj shtrohet pyetja se çfarë po bën bashkësia ndërkombëtare për të parandaluar sulme të tilla ndaj serbëve dhe për të rritur sigurinë e serbëve, që është detyrë dhe obligim kryesor i tyre.

/GazetaSinjali/