Nga 32 rastet pozitive me koronavirus që u konfirmuan sonte në Kosovë, një është nga Komuna e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Haskuka e ka quajtur lajm të mirë edhe rezultimin negativ në testin e parë të 14 personave nga 16 të infektuar që u testuan sot.
Sipas rekomandimeve të OBSH-së, një person i perkur me koronavirus konsiderohet i shëruar vetëm nëse rezulton negativ në dy teste që kanë distancë kohore mes vete të paktën një ditë.
“Sot lajme të mira. Nga testet në Komunën e Prizrenit vetëm një rast me COVID-19. 16 persona me COVID-19 janë testuar sot pasi kanë kaluar sinptomet, 14 nga kanë dalur negativ, që do të thotë mbas ritestimit në ditët në vijim, nëse prap dalin negativ, këta do të shpallen të shëruar”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
I pari i Prizrenit ka apeluar te qytetarët e komunës që ai udhëheq që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, pasi sipas tij kjo ua shpëton jetën dhe të mbajnë distancë fizike për së paku 2 metra./Gazeta Sinjali/