Rastet e vjedhjeve janë duke vazhduar. Përveç bizneseve, objekteve fetare, pre e hajnave në vazhdimësi janë edhe qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktimë e vjedhjes dje rreth orës 14:30 ishte edhe një qytetar.
Gazeta Sinjali mëson se para hetuesve policorë, ai ka thënë se i janë vjedhur rreth 940 euro në Graçanicë.
Sipas tij, paratë i kishte në veturën e tij e cila ishte e parkuar në një parking në këtë qytet, aty ku u krye vjedhja./Gazeta Sinjali/