image Një qytetar sulmon me thikë një person në Gjilan, arrestohet

Siguri

Një qytetar sulmon me thikë një person në Gjilan, arrestohet

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një person tjetër e ka sulmuar me thikë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 12:15 në rrugën “Sadullah Brestovci” në Gjilan.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.

/GazetaSinjali/