image Një prej tyre ishte shtatzënë, gratë kapen për flokësh në rrugë për babain e fëmijës

Botë

Një prej tyre ishte shtatzënë, gratë kapen për flokësh në rrugë për babain e fëmijës

news image

Disa pamje tronditëse të një sherri në rrugë po qarkullojnë në rrjet.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në një rrugë në Angli ndërsa në video shfaqen dy gra duke u rrahur me njëra-tjetrën.

Njëra prej tyre ishte shtatzënë dhe thuhet se po ziheshin për babain e fëmijës.

Dyshja nisën të kapeshin në për flokësh duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e kalimtarëve, derisa në vendngjarje vjen një polic.

Incidenti ka ndodhur në një rrugë plot njerëz rreth orës 12.20 p.m. të martën. Sipas dëshmitarëve okularë, sherri mes dy grave nisi për babain e fëmijës.

Një prej tyre u shpreh:

Mendoj se ato njiheshin me njëra-tjetrën. Zënka nisi për babain e fëmijës. Gjatë zënkës, njëra prej tyre i shau fëmijën tjetrës duke thënë se ishte i shëmtuar.”

Në sherr e sipër, njëra prej tyre dëgjohet të thotë, ‘Lëshoi flokët e mi nëse do që unë të lëshoj të tutë.

Një prej tyre ishte shtatzënë, gratë kapen për flokësh në mes të rrugës për babain e fëmijës on Vidnews.