Disa pamje tronditëse të një sherri në rrugë po qarkullojnë në rrjet.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në një rrugë në Angli ndërsa në video shfaqen dy gra duke u rrahur me njëra-tjetrën.
Njëra prej tyre ishte shtatzënë dhe thuhet se po ziheshin për babain e fëmijës.
Dyshja nisën të kapeshin në për flokësh duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e kalimtarëve, derisa në vendngjarje vjen një polic.
Incidenti ka ndodhur në një rrugë plot njerëz rreth orës 12.20 p.m. të martën. Sipas dëshmitarëve okularë, sherri mes dy grave nisi për babain e fëmijës.
Një prej tyre u shpreh:
Mendoj se ato njiheshin me njëra-tjetrën. Zënka nisi për babain e fëmijës. Gjatë zënkës, njëra prej tyre i shau fëmijën tjetrës duke thënë se ishte i shëmtuar.”
Në sherr e sipër, njëra prej tyre dëgjohet të thotë, ‘Lëshoi flokët e mi nëse do që unë të lëshoj të tutë.
Një prej tyre ishte shtatzënë, gratë kapen për flokësh në mes të rrugës për babain e fëmijës on Vidnews.