image Qytetari bën për spital policin e Kosovës në Vushtrri

Sulm/ Qytetari bën për spital policin e Kosovës në Vushtrri

news image

Një polic i Kosovës është sulmuar fizikisht nga një person në Vushtrri me që rast ka pësuar edhe lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë intervenimit një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku më pas njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësore.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, gjatë intervenimit i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 0.24 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/Gazeta Sinjali/