image Një personi në Prishtinë i rrezikohet e gjithë familja për shkak se shkruajti për fajde

Kosovë

Siguri/ Një personi në Prishtinë i rrezikohet e gjithë familja për shkak se shkruajti për fajde

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë ngacmuar përmes rrjetit social Facebook një person tjetër dhe familjen e tij.

Policia njofton se ngacmimi ka ndodhur pasi që ankuesi kishte shkruar disa shkrime në një medium rreth një personi të dyshuar që merret me fajde.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është ngacmuar ai dhe familja e tij për mes rrjeteve sociale Facebook nga i dyshuari mashkull Shqiptar me shtetësi të huaj. Ankuesi ka deklaruar se ngacmimi ishte bërë për shkak se ai kishte shkruar disa shkrime në një medium, ku kishte të bëjë me një person të dyshuar që merret me veprimtari të dyshimtë-fajde”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Gazeta Sinjali/