image Një person në Lipjan bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjeçare, rasti lajmërohet në polici

Siguri

Një person në Lipjan bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjeçare, rasti lajmërohet në polici

news image

Një i dyshuar për bashkëjetesë me një vajzë nën moshën 16 vjeçare është shoqëruar në polici, dje në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se bashkëjetesa ishte jashtëmartesore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës në të njëjtin raport, ka njoftuar edhe për një rast tjetër të njejtë në Prizren, të bashkësisë jashtëmartesore me një vajzë 16 vjeçare. /Gazeta Sinjali/