image Shkoi ta marrë borxhin, dy vëllezërit rrahin brutalisht një vajzë të re në Pejë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Shkoi ta marrë borxhin, dy vëllezërit rrahin brutalisht një vajzë të re në Pejë

news image

Vonesa e pagesave të borxhit shpesh herë bëhet mollë sherri mes qytetarëve, duke bërë kështu që intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur konfliktin, të jetë i domosdoshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngatërresë për arsye borxhi ka ndodhur edhe dje pasdite në rrugën ‘Remzi Hasani’ në Pejë, ku një vajzë e re dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi 21-vjeçarja kishte shkuar që t’i kërkojë disa para borxh të cilat detyrohej t’i shlyente i dyshuari. Sipas saj, atje ka takuar të dyshuarin bashkë me vëllain e tij dhe të njëjtit e kanë ofenduar e sharë me fjalë të rënda dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me shqelma.

Në tentativë për të lajmëruar Policinë për atë që i ka ndodhur, viktima ka nxjerrë telefonin që të thërras për ndihmë, por i dyshuari sërish u vu në ‘aksion’ dhe ia përplasi telefonin për toke.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, e reja ka marrë lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ai më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

/GazetaSinjali/