image Zhduket një vajzë në Gjilan, vëllau i saj thotë se vuan nga depresioni
[wp-story id="814678"]

Siguri

Zhduket një vajzë në Gjilan, vëllau i saj thotë se vuan nga depresioni

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një vajzë në Gjilan është larguar nga shtëpia e saj.

Rastin në Polici e ka paraqitur vëllau i saj, i cili thotë se motra e tij vuan nga depresioni.

Siç thotë ai, largimin nga shtëpia, ajo e ka përsëritur edhe herave tjera.

Sipas Policisë, rasti vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/