image Një person në Gjakovë e rrah nënën e tij derisa ishte në gjendje të dehur

Siguri

Një person në Gjakovë e rrah nënën e tij derisa ishte në gjendje të dehur

news image

Nuk kalon pothuajse asnjë ditë në të cilën nuk raportohet për raste të dhunës në familje, por përkundër se këto vepra penale cenojnë çdo lloj të drejte që një person mund ta ketë, nga ana e organeve të drejtësisë nuk po ndërmerren masa të mjaftueshme për parandalimin e këtyre dukurive, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Gjakovë, një person është kapur nga Policia, për shkak se i njëjti dyshohet ta ketë rrahur nënën e tij.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, persona të afërt me familjen njoftojnë se i dyshuari ishte në gjendje të dehur kur e sulmoi nënën e tij dhe nuk ishte me mendje të kthjellët kur ndodhi rasti.

Ndërsa, të njëjtit sinjalizues kanë treguar se viktima ka refuzuar që të shkojë për tretman mjekësor.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja në Prokurori se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/