image Një person në Ferizaj vetëplagoset me armë gjuetie

Siguri

Një person në Ferizaj vetëplagoset me armë gjuetie

news image

Një person nga fshati Greme i Ferizajt është vetëplagosur me armë gjuetie, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh nga burimet se i njëjti, dyshohet se ka dalë në gjueti dhe nga pakujdesia është vetëplagosur me armën e gjuetisë.

I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Ndërkohë Sinjali mëson se arma me 12 copë fishekë është konfiskuar. /Gazeta Sinjali/