image Vetëplagoset një person në Pejë

Siguri

Vetëplagoset një person në Pejë

news image

Një person dje në rrugën “Shemso Ferri” në Pejë është vetëplagosur derisa kishte qenë duke pastruar armën e tij, të cilën e kishte pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari nga plagët ka marrë edhe tretman mjekësor, ku më pas i njëjti është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit ka konfiskuar tri revole dhe dy prej tyre ishin pa leje, tre fishekë dhe një gëzhojë./GazetaSinjali/