image Flasin për Sinjalin nga poligoni "Katana": 24-vjeçari e plagosi veten me plumbin e 5-të

Siguri

Flasin për Sinjalin nga poligoni “Katana”: 24-vjeçari e plagosi veten me plumbin e 5-të

news image

Blendin Bytyqi, 24-vjeçar, ndërroi jetë sonte në QKUK, pasi që u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë “Katana”, në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali.

Nga ky poligon kanë thënë për Gazetën Sinjali se bëhet fjalë për një vetëplagosje.

Sipas tyre, Blendini ka shtënë katër herë me armë zjarri, me instruksionet e instruktorit, ndërsa plumbin e pestë ia ka shkrepur vetes në kokë.

“Është një vetëplagosje, fatkeqësisht po më duket që ndërroi jetë një 24-vjeçar. Është këshillu, është udhëzu, ia ka mbush armën instruktori, ligjërisht krejt dokumentet është regjistru, çdo sen në procedura të rregullta. I ka gjujtë katër plumba, të pestin ia ka drejtuar në kokë vetit, po fatkeqësisht paska informacion se ka ndërruar jetë. Është dërgu me emergjencë ka shku gjallë deri para 20 minutave ishte në jetë, tash më thanë që ka ndërru jetë”, tha ai.

24-vjeçari ndërroi jetë në QKUK, rreth një orë e gjysmë pasi që u plagos.

“Rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë të cilët kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin./GazetaSinjali/