Një person në Gjakovë është lënduar nga ekskavatori- në këmbën e majtë derisa po punonte në zgjerimin e rrugës në fshatin Meqe në ora 11:00.
Sipas policisë i lënduari është dërguar në spitalin rajonal “Isa Grezda” ku është trajtuar pas lëndimit të marrë.
Sipas personelit mjekësor, viktima është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin ortopedik.
“Stacioni Policor Gjakovë ka marr informacion nga Emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë se kishin pranuar për trajtim mjekësor një person të lënduar në vendin e punës. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes e po ashtu i janë përgjigjur edhe thirrjes së Emergjencës ku kanë takuar edhe viktimën e rastit. Viktima mashkull/ kosovar/ shqiptar ka deklaruar se përderisa kishte qenë duke punuar në zgjerimin e rrugës në fshatin Meqe me anë të ekskavatorit, ishte lënduar aksidentalisht në këmbën e majtë. Sipas personelit mjekësor, viktima është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin ortopedik. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dal edhe Inspektoret e punës”, ka thënë Lirije Pordimaj për Gazetën Sinjali.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet nga Sektori i hetimeve nga stacioni policor Gjakovë. /Gazeta Sinjali/