image Një person i rrah dy policë në Lipjan pasi ia shqiptojnë gjobën

Kosovë

Sulm/ Një person i rrah dy policë në Lipjan pasi ia shqiptojnë gjobën

news image

Një person në Lipjan nuk e ka duruar gjobën e shqiptuar nga dy policë dje rreth orës 17:00.

Siç njofton Policia, lipjanasi i ka sulmuar fizikisht policët pas një mosmarrëveshje për një gjobë në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lipjanasi pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po e heton rastin si “sulm ndaj personit zyrtar”. /Gazeta Sinjali/