image Një person gjendet pa shenja jete në Zveçan, kishte lënë letër lamtumire

Siguri

Një person gjendet pa shenja jete në Zveçan, kishte lënë letër lamtumire

news image

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë para mesnatës në afërsi të fshatit Balaban të komunës së Zveçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendngjarje, Policia ka gjetur një armë zjarri dhe një letër lamtumire në veturën e tij.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar pa shenja jete për obduksion.

“Trupi i pajetë i një personi është gjetur rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumire në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.

Ai njoftoi se viktima është serb, i cili ishte raportuar i zhdukur ditë më parë.

/GazetaSinjali/