Një 69-vjeçar është gjetur dje pa shenja jete në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, te fusha e Pajtimit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima ishte gjetur i shtrirë në rrugë nga njësia e trafikut rajonal, e cila ka njoftuar më pas Emergjencën në Kaçanik.
Nga mjekët është konstatuar vdekja e viktimës, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat e rastit.