Një person në Gjakovë ka fotografuar votën e tij e më pas ikur nga vendvotimi. Rasti ka ndodhur në shkollën “Yll Morina” të kësaj komune.
Zyrtarja për informim nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali
“Ju njoftoj se në ora 13:00 policia ka marr informacion se dyshohej se në qendrën e votimit në shkollën ‘Yll Morina’ një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit Rajonal së bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast i klasifikuar ‘Cenin i fshehtësisë së votimit’”, ka deklaruar ajo për Gazetën Sinjali.