image Një person arrestohet për sulm seksual në Malishevë, lirohet menjëherë

Kosovë

Raporti/ Një person arrestohet për sulm seksual në Malishevë, lirohet menjëherë

news image

Një person në Malishevë është arrestuar pasditën e djeshme.

Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër, shkruan Sinjali.

Megjithëse Policia thotë se i njëjti e ka sulmuar seksualisht një femër, prokurori ka marrë vendim që ta lirojë të dyshuarin në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës /Sinjali