image Një "ortek" bore i bie në kokë një qytetari në Kamenicë, e rrëzon përtokë

Sociale

Një “ortek” bore i bie në kokë një qytetari në Kamenicë, e rrëzon përtokë

news image

Fadil Ramës, një qytetari nga Kamenica dita e sotme nuk i shkoi edhe aq mirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi kokën e tij ra një grumbull bore që e rrëzoi përtokë.

Fadili ishte duke ecur në trotuar, kur i ndodhi ky incident, të cilin ai e quajti “pak fat në ‘fatkeqësi'”, meqenëse nuk pësoi ndonjë lëndim trupor.

Fadil Rama u bë i njohur dhe pjesë e mediave ndërkombëtare me bujarinë e tij ndaj një të moshuare serbe të vetmuar, së cilës i doli në ndihmë në fshatin e saj, Vaganesh./Gazeta Sinjali/