image Një orë pritje në Merdare, për të hyrë në Kosovë

Kosovë

Kolona/ Një orë pritje në Merdare, për të hyrë në Kosovë

news image

Pavarësisht festës së Krishtlindjes, radhët janë kthyer në pikën kufitare në Merdare.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kalimi duhet të pritet deri në një orë, ndërsa për të dalë pritjet shkojnë deri në 15 minuta.

Pritja ka edhe në pikën kufitare në Han të Elezit. Për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 15 minuta.

E njëjta situatë sikurse në Han të Elezit paraqitet edhe në Jarinje, ndërsa nuk raportohet për pritje në dalje.