image Një nga terroristët më të kërkuar të Amerikës shihet në rrugët e Kabulit, për kokën e tij janë ofruar 5 milionë dollarë

Botë

Një nga terroristët më të kërkuar të Amerikës shihet në rrugët e Kabulit, për kokën e tij janë ofruar 5 milionë dollarë

news image

Një nga terroristët më të kërkuar të Amerikës, Khalil Haqqani, ka udhëhequr lutjet për luftëtarët talebanë në Kabul, ku u përshëndet nga “tifozët e tij”.

Mbledhësi i fondeve për talebanët, i cili gjithashtu ka lidhje me Al Kaedën, për kokën e të cilit ka një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, u brohorit në rrugët e Kabulit para se të drejtonte lutjet në xhaminë më të madhe të qytetit, sipas Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Haqqani tani është pjesë përbërëse e lëvizjeve të talebanëve për të krijuar një qeveri dhe ai kishte përcjellje të armatosur kur hyri në ndërtesën fetare.

Pas një predikimi të imamit, Haqqani i tha turmës, “Prioriteti ynë i parë për Afganistanin është siguria”, sipas The New York Times.

Nëse nuk ka siguri, nuk ka jetë. Ne do të ofrojmë siguri, pastaj ekonomi, tregti, arsim për burrat dhe gratë. Nuk do të ketë diskriminim”.

Fjalimi i tij u përshëndet nga brohoritjet e turmës, duke shfaqur mbështetjen domethënëse për talebanët në zemër të Afganistanit.

Po sipas Daily Mail, Haqqani është pjesë e rrjetit Haqqani i cili ka luajtur një rol të madh në ngritjen e talebanëve në Afganistan.

Grupi u themelua nga komandanti muxhahedin Jalaluddin Haqqani në vitet 1970 dhe dyshohet se ndihmoi Osama bin Laden të arratisej nga Tora Bora në vitin 2001.

Khalil është vëllai i themeluesit të grupit dhe ata vazhduan të krijojnë një rrjet ndërkombëtar të mbledhjes së fondeve terroriste.

Ai është gjithashtu xhaxhai i nënkryetarit të talebanëve Sirajuddin Haqqani.

Haqqani është në listat terroriste të SHBA dhe OKB së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Krimet për të cilat ai akuzohet përfshijnë ‘pjesëmarrjen në financimin, planifikimin, lehtësimin, përgatitjen ose kryerjen e akteve ose aktiviteteve të kryera’ nga talebanët. /GazetaSinjali/