image Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Harilaq

Drejtësi

Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Harilaq

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit V.B, për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”, me ç’rast nga ky aksident ka pësuar me fatalitet viktima E.N.A.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 11.03.2022, rreth orës 17:25, në rrugën Sllatinë – Magur, në fshatin Harilaq, i pandehuri V.B, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve ashtu që duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës dhe duke mos pasur kujdes ndaj këmbësorëve në rrugë, e godet këmbësorin tani të ndjerin E.N.A“, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin V.B në kohëzgjatje prej një muaji.

Sinjali kishte raportuar për ngjarjen e cila përfundoi me fatalitet.

/GazetaSinjali/