Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit V.Z, për shkak të veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri V.Z do të jetë në liri ekziston rreziku i ikjes dhe mos paraqitjes së tij para organeve të drejtësisë, pasi që i njëjti ju ka shmangur policisë nga data 15.04.2020 deri në arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky është postimi i plotë i Gjykatës Themelore të Prishtinës:
Prishtinë, 26 prill 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.Z, për shkak të veprës penale Dhunë në familje nga neni 248 par. 1 të KPRK-së.
Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit V.Z në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.
Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri V.Z do të jetë në liri ekziston rreziku i ikjes dhe mos paraqitjes së tij para organeve të drejtësisë, pasi që i njëjti ju ka shmangur policisë nga data 15.04.2020 deri në arrestimin e tij, po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se nëse i pandehuri lihet në liri, do të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm që kanë qenë në vendin e ngjarjes, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, pasi që i pandehuri është i njohur për organet e ndjekjes dhe evidentohet me raste si i dyshuar për vepra të ndryshme penale, andaj masa e paraburgimit është e domosdoshme me qëllim të pamundësimit të përsëritjes së veprës penale nga ana e të pandehurit dhe zhvillimit të papenguar në këtë rast penal.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/