image Tentoi t’i sulmojë familjarët me thikë, Policia në Podujevë arreston të dyshuarin

Siguri

Tentoi t’i sulmojë familjarët me thikë, Policia në Podujevë arreston të dyshuarin

news image

Në Llap të Podujevës është regjistruar një dhunë familjare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se një mashkull, dje rreth orës 10:00 ka tentuar t’i sulmojë të gjithë familjarët e tij me thikë.

Thika e cila dyshohet se u përdor për t’i sulmuar është konfiskuar sapo ka shkuar Policia.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin.

/Gazeta Sinjali/