image Një mjek në Ferizaj rezulton i infektuar me koronavirus

Kosovë

Një mjek në Ferizaj rezulton i infektuar me koronavirus

news image

Një mjek nga Ferizaj është infektuar nga koronavirusi. Testi i tij ka dalë pozitiv sonte.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë për Gazetën Sinjali se mjeku ka pasur kontakt me viktimën e parë të koronavirusit në Ferizaj.

“Tri rastet e sotme janë raste kontakti. Për fat të keq kemi një mjek që ka dalë pozitiv. Ai kishte pasur kontakt me të ndjerin e parë”, ka thënë Aliu. /Gazeta Sinjali/