image Rikthehen rastet e reja me koronavirus në Ferizaj

Kosovë

Rezultatet/ Rikthehen rastet e reja me koronavirus në Ferizaj

news image

Janë ‘rikthyer’ rastet e reja me koronavirus në Ferizaj.

Dy ditët e kaluara, dje dhe pardje, nga Ferizaj nuk u konfirmua asnjë rast me koronavirus, ndërsa sot janë konfirmuar tri raste nga ky qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, më herët në një videomesazh për Gazetën Sinjali ka treguar se shumica dërmuese e infektimeve janë raste të të punësuarve në kampin amerikan Bondsteel.

Ferizaj vazhdon të jetë komuna me më së shumti të infektuar në Kosovë. /Gazeta Sinjali/