image Një minutë para inkuadrimit të Messit, Mbappe dyfishon epërsinë

Futboll

Një minutë para inkuadrimit të Messit, Mbappe dyfishon epërsinë

news image

Paris Saint-Germain po luan në udhëtim ndaj Reimsit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit francez.

Parisienët janë duke fituar me rezultat 0-2.

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, konkretizoi me kokë asistimin e Di Marias, për golin e parë, kurse për të dytin gol, Mbappe realizoi nga asistimi i Hakimit.

Mbappe flitet se do t’i bashkohet Real Madridit në ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo nuk po lejohet nga kryesia e klubit.

Leo Messi ka hyrë në fushë duke debutuar te skuadra e re.

Po ashtu në fushë është edhe reprezentuesi kosovar, Valon Berisha. /Gazeta Sinjali Sporti/