image Kosovë/ Një milion vaksina kundër COVID-19 të administruara deri tani

Shëndetësi

Kosovë/ Një milion vaksina kundër COVID-19 të administruara deri tani

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë administruar një milion vaksina kundër COVID-19.

MSH ka falënderuar ekipet e vaksinimit dhe ka bërë thirrje që të vaksinohen ata që ende nuk e kanë bërë, shkruan Sinjali.

“Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë.”

“Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI.”

“Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.”

/GazetaSinjali/