image Një mijë e 740 qortime për targat ilegale u shqiptuan nga 1 nëntori deri më sot

Kosovë

Një mijë e 740 qortime për targat ilegale u shqiptuan nga 1 nëntori deri më sot

news image

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka shqiptuar një mijë e 740 qortime për targat ilegale nga një nëntori, e deri më sot.

Policia përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se janë shqiptuar masat e qortimit, me udhëzimin që të njëjtit të kthejnë targat në RKS.

”Ashtu siç parashihej me vendim zyrtar nga data një (1) Nëntor 2022, pronarëve të mjeteve që kanë qarkulluar me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës iu është shqiptuar masa e qortimit, me udhëzimin që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS, ku deri më sot (mesditë) janë shqiptuar rreth 1.740 qortime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tutje, Policia njofton se konform planifikimeve operacionale kanë vazhduar angazhimet policore në zbatim të ligjit dhe të rendit kushtetues, si dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr.05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS.

/GazetaSinjali/