image Një këmbësor goditet nga vetura afër QMF-së në Prishtinë

Siguri

Një këmbësor goditet nga vetura afër QMF-së në Prishtinë

news image

Një person është lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, sonte rreth orës 17:45 në rrugën “Mon Balaj”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftoj se sot më datë 25.10.2020 rreth orës 17:45, Policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Mon Balaj” afër QMF-së, një këmbësor është godit nga një veturë në lëvizje. Njësia patrolluese ka dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe të kryej hetimet e nevojshme. Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe Ndihmën e shpejtë”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/