Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm të mëngjes në periferi të Chicago-s, njofton policia amerikane.
Autoritetet njoftuan se policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe i kanë filluar hetimet.
Policia pranoi një thirrje telefonike rreth orës 2 e 30 minuta të mëngjesit, sipas kohës lokale, ndërsa kur policët shkuan në një shtëpi gjetën tre persona të plagosur.
Të plagosurit u dërguan në spital, ku njëri prej tyre vdiq. Raportohet se dy të plagosur me lëndime më të lehta të tjerë janë paraqitur në spital më vonë.
Zyrtarët policorë nuk dhanë ndonjë hollësi tjetër për personat e dyshuar, por paralajmëruan se informata shtesë do të publikohen brenda një kohe të shkurtër, shkruan “Fox News”./Gazeta Sinjali/