Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person ka mbetur i vrarë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Ndaj mjetit të një 35-vjeçari është qëlluar disa herë me armë, e si pasojë ai nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra.
Dyshohet edhe për një person të plagosur.
Fillimisht policia ka dyshuar për aksident pasi mjeti është gjetur i ndaluar jashtë rruge pasi ka humbur drejtimin por pranë vendngjarjes janë gjetur gëzhoja.