Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut në fshatin Hallaq të komunës së Lipjanit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 19:00 kur njëri një shofer përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit tjetër.
Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Sinjali/