image Një i vdekur e nëntë të plagosur nga një sulm me thikë në Francë

Botë

Botë/ Një i vdekur e nëntë të plagosur nga një sulm me thikë në Francë

news image

Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me thikë që ndodhi të shtunën, në Francë.

Dy persona, njëri i armatosur me thikë, kryen sulmin pranë stacionit të metros Laurent-Bonnevay, në rajonin e Villeurbane.

Sipas burimeve të gazetës Reuters, i dyshuari që mbante thikë u arrestua dhe është shtetas afgan.

Si pasojë e këtij sulmi, tre persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi./Sinjali/